Në qytetin gjerman Fritlingen, një banor ka gjetur një mënyrë të pazakontë për të ulur shpejtësinë e makinave në dalje të vendbanimit. Thilo Wenzler ka vendosur një radar të rremë në parcelën e tij private, dhe rezultatet kanë qenë të dukshme.
“Shoferët tani ngadalësojnë shpejtësinë dhe lëvizin më të sigurtë,” thotë një banor lokal. Wenzler shton se kjo zgjidhje ka rritur ndjeshëm sigurinë në rrugë dhe ka përmirësuar qetësinë e komunitetit.
Përpjekjet e mëparshme për vendosjen e një radari zyrtar në këtë zonë kanë qenë të pasuksesshme. Policia ka bërë të ditur se instalimi i një radari të rremë nuk është i paligjshëm për sa kohë që nuk është pajisje zyrtare dhe nuk rrezikon përdoruesit e rrugës. Megjithatë, autoritetet po hetojnë për pasojat ligjore të mundshme.
Kjo metodë krijon një efekt psikologjik tek drejtuesit e automjeteve: duke parë radarin, ata besojnë se po kontrollohen dhe ngadalësojnë shpejtësinë, duke përmirësuar kështu sigurinë rrugore pa nevojën e ndërhyrjes shtetërore./Albinfo.ch

