Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 4 nëntor 2025 do të organizohet ankandi i dymbëdhjetë për këtë vit, ku do të emetohen obligacione me maturitet 3-vjeçar në vlerë prej 20 milionë euro.
Obligacionet përfaqësojnë një mundësi investimi të sigurt, të garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore. Norma e interesit përcaktohet nga tregu dhe mbetet e garantuar gjatë gjithë periudhës 3-vjeçare. Ky interes është tërësisht i liruar nga tatimi.
Për informacione të detajuara mbi pjesëmarrjen në ankand, qytetarët dhe investitorët mund të kontaktojnë Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.

