Nga Shqipëria në tregjet globale: dy të rinj firmosin partneritet me Ripple, 160 miliardë dollarë kapital kripto

by informim peje

Kompania fintech e themeluar në Shqipëri, T-Blocks, është bashkuar me firmën amerikane të blockchain-it Ripple për të lançuar tokenizimin e aseteve të botën reale në bursën XRP Ledger (XRPL) të Ripple.

Sipas marrëveshjes T-Blocks do të dixhitalizojë rreth 50 milionë euro (58.3 milionë dollarë) asete nga fondi i saj me seli në Luksemburg, duke u lejuar investitorëve t’i tregtojnë ato në internet, tha T-Blocks në një njoftim për shtyp.

banner

“Duke filluar me Shqipërinë dhe Ballkanin, platforma me seli në Luksemburg do të tokenizojë mundësi me rritje të lartë në pasuri të paluajtshme, mikpritje dhe energji të rinovueshme, duke mundësuar akses të sigurt dhe në përputhje me rregullat për investitorët globalë,” njoftoi T-Blocks.

E themeluar në Shqipëri në vitin 2023, T-Blocks tani e ka selinë në Luksemburg. Kompania zotërohet nga dy djem të rinj shqiptar, që quhen Eni Shtini dhe Henri Ndreca.

Më herët këtë vit, ajo lançoi një fond investimi, duke synuar investitorët e diasporës që duan të investojnë në pasuri të paluajtshme dhe energji të gjelbër në Ballkanin Perëndimor.

Ndërkohë Ripple është një kompani me bazë SHBA, e cila zotëron bursën XRPL.

Kjo e fundit është një platformë tregtimi kritpomonedhash, por që mundëson edhe pagesa ndërkombëtare duke synuar të konkurrojë sistemin Swift, pasi ofron shpejtësi dhe kosto më të ulëta se sistemi tradicional i pagesave.

Aktualisht XRPL ka një kapitalizim tregu prej 160 miliardë dollarësh, por ekspertët presin që kjo shumë do të rritet me disa fish në të ardhmen e afërt për shkak të avantazheve, që ofron ky sistem.

Tokenizimi i aseteve të botës reale

Tokenizimi i aseteve të botës reale (RWA) është procesi i konvertimit të të drejtave të pronësisë së një aseti financiar, fizik ose tradicional në një token dixhital në një blockchain.

Kjo mbush hendekun midis financave tradicionale dhe financave të decentralizuara (DeFi), duke sjellë asete historikisht jolikuide në ekonominë dixhitale.

RëA-të mund të përfaqësojnë një gamë të gjerë asetesh, të tilla si pasuri të paluajtshme, obligacione qeveritare dhe të korporatave, mallra si ari, kredi private dhe vepra arti.

Fjala vjen në rastin e pasurive të paluajtshme tokenizimi bën të mundur që një apartament të zotërohet nga disa pronarë duke u mundësuar atyre që nuk kanë para për të financuar blerjen e plotë të një apartamenti, të bëhen pjesërisht pronarë të tij.

Shndërrimi i aseteve fizike në asete dixhitale është cilësuar nga disa ekspertë të financave si “gjenerata e ardhshme e tregjeve”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy