Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve – arrestime në Fushë Kosovë, Prishtinë, Pejë, Istog e Skenderaj

by informim peje

Pesë raste janë përfshirë në raportin 24 orësh- Fushë Kosovë, Prishtinë, Pejë, Istog e Skenderaj.

Policia ka dhënë detaje për secilin prej tyre:

banner

“Fushë Kosovë, 29.10.2025 – 01:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. I dyshuari kishte përdorë një thikë kuzhine si kërcenim ndaj viktimës. Viktima ka marrë tretman mjekësor pasi ishte e shqetësuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

“Prishtinë 28.10.2025. Me 29.10.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti me datën e cekur ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës -nënës së tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.

“Pejë 29.10.2025 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij femër kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

“Istog 29.10.2025 – 15:00. Pas një mosmarrëveshje viktimës femër kosovare, bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, i kishte kërkuar që të dalë nga shtëpia. Viktima pas intervistimit me dëshirën e saj bashkë me fëmijët ka shkuar te prindërit-familja e saj, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.”

“Skenderaj 29.10.2025 – 16:02. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, të cilës i ka shkaktuar lëndime. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, është intervistuar në prezencë të zyrtarit të QPS-së dhe pastaj së bashku me vajzën e saj janë dërguar në strehimore. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy