Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë për “pagën minimale 500 euro”: S’është marrë asnjë vendim në takimin me Hekuran Muratin

by Nexhat

 Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë përmes një komunikate për media ka sqaruar se në takimin e thirrur nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, nuk është marrë asnjë vendim rreth nivelit të pagës minimale.

“Takimi ka qenë konsultues dhe palët pjesëmarrëse kanë dhënë mendimet e tyre dhe propozimet rreth kësaj çështje”, thuhet në komunikatë.

banner

Nga DhTIK kanë thënë se s’janë kundër rritjes së pagës minimale, por kanë kërkuar që një vendim i tillë duhet të merret vetëm atëherë kur Kosova të ketë institucione funksionale dhe fuqiplota, të bëhet një analizë e thelluar e gjendjes ekonomike, dhe propozimi për pagën minimale të vijë përmes Këshillit Ekonomiko-Social, e jo përmes Ministrisë së Financave.

“Marrja e vendimit ad-hoc vetëm sa do të vështirësoj situatën ekonomike dhe ku më të dëmtuarit do të jenë qytetarët”, thuhet në njoftim

Jusuf Azemi nga Sindikata e Punëtorëve të Sektorit privat pas takimit me ministrin Hekuran Murati kishte deklaruar se janë pajtuar që paga minimale të jetë 500 euro

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy