Verratti: Messi është më i miri, Neymar të jep gëzim, Mbappe si Ronaldo

by Nexhat

Ish-mesfushori i Paris Saint-Germain, Marco Verratti, ka folur për përvojat e tij te gjiganti francez dhe për bashkëlojtarët legjendarë me të cilët ka ndarë dhomën e zhveshjes: Lionel Messi, Neymar dhe Kylian Mbappe.

“Të tre janë të ndryshëm”, ka thënë Verratti. “Messi është njeriu më i thjeshtë në botë: i përulur, i dashur, dhe për mua më i miri në histori. Neymar është gjithmonë me buzëqeshje, të jep energji pozitive. Ndërsa Kylian është i etur për të qenë më i miri në botë; ma kujton Ronaldon brazilian, sepse mund ta vendosë ndeshjen me një veprim të vetëm”. 

banner

Verratti, i cili tani luan në Qatar Stars League, e ka kujtuar edhe triumfin e PSG-së në Champions League, që erdhi pas largimit të tij nga klubi.
“E ndoqa finalen në stadium me miq nga Parisi. Ishte një lehtësim i madh për klubin dhe presidentin. E ndjeva edhe unë si pjesë e atij suksesi, sepse e di sa shumë punuan për ta arritur,” është shprehur italiani, duke folur për “Flashscore”.

Mesfushori, që kaloi plot njëmbëdhjetë vite në Paris dhe zhvilloi mbi 400 ndeshje me fanellën e PSG-së, e konsideron periudhën atje si pjesën më të rëndësishme të jetës së tij.
“PSG më dha gjithçka. U rrita aty, u bëra burrë, u bëra baba. Edhe pse s’e fituam Champions League në kohën time, kam vetëm kujtime të bukura”, ka thënë Verratti

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy