Komandanti Ulutas në Sarajevë, diskuton për koordinimin KFOR-EUFOR për forcimin e paqes në Ballkan

by Nexhat

Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO në Kosovë (KFOR), gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në selinë e misionit të BE-së në Bosnje dhe Hercegovinë (EUFOR-Althea), në kampin Butmir të Sarajevës.

Gjatë takimit me komandantin e EUFOR-it, gjeneralmajor Florin-Marian Barbu, dhe zëvendëskomandantin e këtij misioni, gjeneral brigade Uberto Incisa di Camerana, është diskutuar për mbështetjen që KFOR-i ofron për sigurinë në Kosovë, rolin e tij në forcimin e stabilitetit rajonal dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me EUFOR-in dhe Shtabin e NATO-s në Sarajevë.

banner

Sipas njoftimit të KFOR-it, palët kanë vlerësuar rëndësinë e aktiviteteve të përbashkëta stërvitore dhe të koordinimit të ngushtë ndërmjet dy misioneve. Gjeneralmajor Ulutaş ka rikonfirmuar përkushtimin e KFOR-it për të ruajtur një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët në Kosovë.

Ai gjithashtu ka theksuar rëndësinë e koordinimit të ngushtë me EUFOR-in si pjesë e përpjekjeve më të gjera ndërkombëtare për forcimin e paqes dhe stabilitetit në gjithë Ballkanin Perëndimor.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy