Të mërkurën e 29 tetorit, Siria u rreshtua pranë 119 shteteve që e njohin Kosovën.
Kështu Siria u bë vendi i 120-të që zyrtarisht e njohu Republikën më të re në Europë që Pavarësinë e ka shpallur në 17 shkurtin e 2008-ës.
Ky hap po konsiderohet goxha i madh nga ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj. Ai konsideron se kjo do të jetë nxitëse edhe për vendet e tjera në lindjen e mesme të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën.
Meritat sipas ish-diplomatit nuk duhet të përvetësohen nga askush.
Ndiqni më poshtë kronikën për të kuptuar më shumë detaje:
 
  
  
  
 

