Raportimi se opozita po ia bllokon buxhetin, Zemaj i reagon RTK’së: Lajm i deformuar sipas interesit të VV’së

by Nexhat

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka reaguar pas raportimeve të RTK-së lidhur me mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, ku në raportimin e RTK’së u tha se “Opozita bllokon buxhetin për RTK’në”. Lidhur me këtë Zemaj akuzoi menaxhmentin aktual të mediumit publik për njëanshmëri dhe shërbim politik ndaj pushtetit.

“RTK, si medium publik, ka një mandat kushtetues dhe ligjor për të garantuar informim të balancuar dhe përfaqësim të interesit të përgjithshëm të qytetarëve. Çdo lajm, madje edhe ky i sotmi, deformohet sipas prizmit të interesit partiak të Vetëvendosjes,” ka shkruar Zemaj në Facebook.

banner

Ai e cilësoi këtë si një tendencë të vazhdueshme për ta vënë RTK-në në shërbim të plotë të “klikës në pushtet të VV-së”, duke e quajtur këtë “mendësi totalitariste që shkatërron pluralizmin mediatik”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy