Dy persona janë lënduar pas një rrahjeje që ka ndodhur në një lokal-kafene në qytetin e Istogut, të dielën.
Për Klan Kosovën, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Fadil Gashi, ka pohuar se rreth orës 18:25 policia është njoftuar për një rrahje.
“Në orën 19:00 u konstatua se ka dy persona të lënduar, të cilët po trajtohen në emergjencën e Istogut. Ata janë dërguar për trajtim mjekësor në Pejë”, ka thënë Gashi.
Sipas tij, në vendin e ngjarjes janë ekipet kompetente të Policisë së Kosovës për të kuptuar shkaqet e rrahjes dhe për identifikimin e personave që duhet arrestuar

