Presidentja Vjosa Osmani ka publikuar fotografi me pjesëtarët e Njësisë së Operacioneve Speciale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, pas vizitës që ka zhvilluar atje.
Osmani ka thënë se kjo njësi stërvitur dhe e përgatitur sipas doktrinës së ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për ta mbrojtur atdheun në çdo moment dhe në çdo pëllëmbë të vendit.
“E stërvitur dhe e përgatitur sipas doktrinës së ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, për ta mbrojtur atdheun në çdo moment dhe në çdo pëllëmbë të vendit, kjo është Njësia e Operacioneve Speciale e FSK-së: krenaria, nderi dhe zemra e pathyeshme e Kosovës. Ata nuk mbajnë vetëm uniformën e shtetit, por edhe amanetin e lirisë sonë!”, ka shkruar Osmani, krahas fotografive që ka publikuar.
 
 
 
 
