A mund të na befasojë Kurti duke u mandatuar sërish? Dërguti: Nuk e lejon ligji

by Nexhat

Opinionistja Aida Dërguti, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, tha se Albin Kurti nuk mund të befasojë duke u mandatuar sërish, pasi ligji nuk e lejon një gjë të tillë.

Dërguti tha se Kurti ka mentalitet bllokues, dhe tha se “ky njeri nuk di të bashkëpunojë”.

banner

Ajo shtoi se emri i mandatarit është nën diskrecionin e presidentes, dhe sipas saj, ajo nuk e bën këtë shkelje.

“Kur atij i duhet për bashkëpunim është në rregull, kur nuk është ai hedh gurë. Ashtu siç jemi të bllokuar në rrafshin ndërkombëtar për shkak të veprimeve të tij, ashtu po shihet edhe nga brenda duke qenë i pari në zgjedhje dhe duke pasë obligimin që të formojë qeverinë, dhe tashmë edhe një arsye më shumë që nuk mund ta procedojë buxhetin është se ai e ka shterrë edhe mundësinë e mandatarit”, tha Dërguti.

Ndiqeni videon për më shumë detaje

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy