Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje në mbledhjen e sotme e ka ka caktuar Glauk Konufcën për mandatar për kryeministër.
Ky i fundit gjatë fjalimit të tij të mbajtur ka folur për formimin e qeverisë, duke thënë se VV-ja me këtë gjë e ka bërë kompromisin e vet, kurse tani radhën e kanë partitë e tjera.
‘’Vetëvendosja po e bën kompromisin e vet, më shumë se kaq nuk ka mundësi. Nuk ka mundësi sepse, ne po e prezantojmë një qeveri në të cilën nuk është kryeministër Albin Kurti, e ky mendoj se është një kompromis shumë i madh për LVV-në. Por tash e ka radhën opozita për kompromisin e vet’’, ka thënë ai.
Tutje, ai ka thënë edhe se nuk ka garanci se partitë mund ta zgjedhin presidentin ose presidenten me qëndrimet që kanë aktualisht.
‘’Ne kishim zgjedhje në shkurt të këtij viti, pastaj zgjedhjet lokale, e kemi tash balotazhin e nëse do t’i kem i edhe zgjedhjet në dhjetor, e konstituimi i Kuvendit nuk do të bëhet deri në shkurt, kush na garanton se në mars, me këto qëndrime të subjekteve politike që i kemi mund ta zgjedhim një presidente apo president në fillim të marsit, kjo do të na çonte në pesë palë zgjedhje brenda një viti’’, ka deklaruar ai.
Më tej, ai ka ftuar partitë e tjera për bashkëpunim.
Kjo është e papërballueshme për republikën tonë. Megjithatë ne jemi të varur nga ajo se si veprojnë partitë e tjera parlamentare ua bëjmë ftesën më të mirë e më të sinqertë, dhe ua zgjatim dorën e bashkëpunimit’’, ka thënë ai.

