Abdixhiku i reagon Kurtit nga Bregu i Diellit: Prishtina po flet e para kundër manovrave dhe popullizmit

by Nexhat

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku bashkë me kryetarin e Prishtinës që garon edhe për një mandat kanë qenë në një tubim në Bregun e Diellit të kryeqytetit.

Abdixhiku tha se Prishtina foli e parë, zëshëm  e qartë si refuzim ndaj populizmit filmatik.

banner

“Bregu i Diellit në Kryeqytet, vendimin e ka të qartë. Sonte na dhanë mbështetjen e madhe drejt fitores kapitale që po na vjen këtë të diel. Kjo çfarë po ndodh në Prishtinë është historike. Mesazh i pastër ndaj atyre që e kanë humbur rrugën me popullin dhe janë kurthuar në apetit për pushtet pa legjitimitet”.

“Prishtina po flet e para”. Zëshëm dhe qartë. Si refuzim ndaj popullizmit filmatik, si shpërfillje e manovrave politike, si përkushtim ndaj të drejtës, Prishtina po e zgjedh bindshëm LDK-në. Përparim Rama edhe katër. Ju faleminderit secilit e secilës për mbështetje. Le të fitojmë fort”, ka shkruar Abdixhiku.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy