“Komuna e Prizrenit s’ka pare as letër me ble”, “Qeveria na mori 25 milionë euro”: Abrashi e Totaj debatojnë për buxhetin

by Nexhat

Në Debat Plus, kandidatët për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Shaqir Totaj nga Partia Demokratike e Kosovës, kanë zhvilluar një debat të për menaxhimin e buxhetit të komunës dhe performancën financiare të qeverisjes lokale.

Abrashi ka kritikuar menaxhimin aktual të komunës.

banner

“Komuna e Prizrenit s’ka pare as letër me ble. Nuk ka parë as letër me ble. Dru s’po kanë shkollat mu nxe”, ka thënë Abrashi.

Ndërsa kryetari aktual i Prizrenit, Shaqir Totaj, e arsyetoi situatën financiare me vendimet e qeverisë qendrore.

“Sepse qeveria na i ka marrë 25 milionë euro me kontratë kolektive”, ka thënë Totaj.

“Ty nuk të ka marrë asgjë. Ta ka rrit buxhetin, e ki marrë me 45 milionë, tash e ki 75 milionë. Ki mjete. Por problemi është menaxhimi keq i atyre mjeteve”, iu kundërpërgjigj Abrashi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy