Tahiri: S’kemi vota për Konjufcën, çdo votë ndaj tij është për Kurtin

by Nexhat

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri tha se partia e tij nuk ka votë për Glauk Konjufcën.

Ai nënvizoi se, dhjetëra herë me votime të ndryshme është dëshmuar që LVV nuk ka partner dhe nuk ka arritur ta formojë një shumicë parlamentare, qoftë edhe me mandatimin e ish-kryetarit të kuvendit

banner

“Vota ndaj tij, është votë ndaj Albin Kurtit, pra nuk dallon asgjë”, tha Tahiri.

“Padyshim qe lidhet edhe me balotazhin e të dielës, ju e dini që edhe herën e kaluar kryeministri Kurti e mori mandatin ditën qysh ditën premte, dy ditë para zgjedhjeve dhe ajo ishte një tendencë e tij me tregu që qeveria Kurti 3 po vjet”.

“Tash e 9 muaj, presidenten gjatë këtij procesi e kemi parë të paangazhuar, tash e ka rritur angazhimin, mendojmë se çdo zvarritje tutje është në dëm të agjendës së Kosovës. Për ne si kryeministri Kurti që është në ikje, sikur kryetari Konjufca janë të njëjtë, nuk dallojnë”, përfundoi Tahiri./Klan Kosova

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy