Mustafa: Ata që kanë ndjekur interesat e veta si Vjosa Osmani, e i janë bashkëngjitur VV-së, s’i kanë bërë mirë këtij vendi

by Nexhat

Ish-kryeministri i Kosovës dhe ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar lidhur me krizën aktuale politike në vend dhe mandatarin e propozuar nga VV’ja për kryeministër, Glauk Konjufcën.

Ai për GazetaBlic ka deklaruar se nga kjo krizë Kosovën mund ta nxjerrin vetëm ata që e kanë futur në tëm, pra partia që doli e para në zgjedhje.

banner

“Nga kriza politike, Kosovën mund ta nxjerrin vetëm ata që e kanë futë në këtë krizë – partia që doli e para në zgjedhje”, tha Mustafa.

Mustafa ka kritikuar edhe presidenten Vjosa Osmani, për të cilën tha se ka ndjekur interesat personale duke iu bashkuar VV-së.

Sipas tij, kjo qasje nuk i ka sjellë të mira vendit, por e ka çuar Kosovën në izolim dhe nën sanksione nga BE-ja e SHBA-të, duke shtuar se vendi po përjeton emigrimin më të madh dhe zvogëlim të popullsisë.

“Po lexoj deklaratat e partive tjera se deputetët e tyre nuk votojnë një qeveri të VV-së. Edhe deklarimin e Presidentes se deputetët duhet të ndjekin shembullin e saj – të shkelin qëndrimet e partive të tyre. Por tani shihet qartë se ata që kanë ndjekur interesat e veta , si Vjosa Osmani, dhe i janë bashkëngjitur VV-së nuk i kanë bërë mirë këtij vendi dhe as jetës politike. Vetes i siguruan pozita të larta por e sollën vendin në izolim dhe nën sanksione të BE-së dhe SHBA-ve. Kosova përjetoi emigrimin më të madh dhe zvogëlimin e popullsisë”, shtoi ai.

Mustafa theksoi se rruga për të dalë nga kriza janë zgjedhjet e reja dhe “këndellja e qytetarëve dhe partive politike” për interesat shtetërore të Kosovës.

Ai kërkoi që partitë të paraqesin oferta të qarta e të guximshme për përballimin e sfidave, duke shtuar se “nuk mjaftojnë vetlavdërimet dhe kompleksi që ua ka mbjellë Kurti se janë më të mirët dhe më të bashkuarit”.

“Fillim i daljes nga kjo krizë mendoj se janë zgjedhjet e reja dhe këndellja e qytetarëve dhe e të gjitha subjekteve politike për interesat jetike shtetërore të Kosovës. Partitë politike do duhej të kenë ofertë të qartë dhe të guximshme për tu ballafaquar me sfidat në të cilat po kapërcejmë. Aspak nuk mjaftojnë vetlavdërimet se ne jemi më të mirët, më të bashkuarit dhe se s’jemi si ata para nesh- kompleks ky që ua ka mbjellë Kurti”, tha Mustafa

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy