Dibrani dhe Beyer diskutojnë zbatimin e marrëveshjes Kosovë–Danimarkë

by Nexhat

Gjatë një takimi të mbajtur ndërmjet Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani dhe Guvernatori i Burgut të Gjilanit, Mads Beyer, është diskutuar mbi zbatimin e marrëveshjes në kuadër të së cilës Qendra e Paraburgimit në Gjilan i është dhënë në shfrytëzim palës daneze.

SHKK njofton se Beyer, ka rikonfirmuar përkushtimin e vazhdueshëm të palës daneze për zbatimin e suksesshëm të kësaj marrëveshjeje, si dhe për mbështetjen e Shërbimit Korrektues të Kosovës në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe profesionale.

banner

Ndërkohë, Dibrani, ka vlerësuar bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet dy institucioneve, duke theksuar se kjo marrëveshje përfaqëson një model unik të partneritetit ndërkombëtar dhe një hap të rëndësishëm në zhvillimin e mëtejshëm të sistemit korrektues në Kosovë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy