Lëvizja e presidentes të martën për ta mandatuar Glauk Konjufcën për formimin e qeverisë së re ishte “fund e krye politike” dhe “përllogaritje e Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit”, thotë ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani.
Profesori i të Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare thotë në një intervistë për Gazetën Express se shefja e shtetit është dashur ta caktojë datën e zgjedhjeve të reja pas konsultimeve me përfaqësuesit e partive politike të premten. Veprimi i djeshëm i saj, sipas tij, është abuzim me pushtetin dhe e shkel Kushtetutën e vendit.
“Nëse partitë opozitare, që përfaqësojnë 63 deputetë të Kuvendit të Kosovës, shqiptarë, kanë thënë se nuk duan të formojnë qeverinë e re, atëherë Presidenti i Republikës ka pasur për detyrë caktimin e datës së zgjedhjeve të reja, meqë LVV nuk mund të arrijë votat e duhura, siç e thotë vetë shefi i kësaj partie. Dhënia e mandatit një personi për të cilin dihet se nuk ka vota përbën abuzim me pushtetin dhe shkelje kushtetuese”.
Hasani thotë se presidentja nuk i mori parasysh kriteret mbizotëruese që duhej t’i ndiqte dhe ndoqi bindjet subjektive.
Mandatimi i Konjufcës, sipas tij, u bë “bazuar në përllogaritje politike” të Osmanit, “që vetëm ajo i di”
Intervistën mund ta lexoni këtu:

