Prokuroria Speciale nis hetimet për sulmin ndaj zyrtarit të BE-së në Gjakovë

by Nexhat

Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar se ka marrë në trajtim rastin e sulmit me mjet të mprehtë ndaj një zyrtari të Bashkimit Evropian në Gjakovë dhe se ka filluar veprimet hetimore.

Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, tha se hetimet po zhvillohen në koordinim me Policinë e Kosovës, me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të ngjarjes.

banner

“Prokuroria Speciale ju njofton se nga momenti kur e ka pranuar rastin në trajtim, ka filluar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi. Në koordinim me njësitë relevante të Policisë së Kosovës, Prokuroria Speciale është duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së plotë të gjendjes faktike. Duke theksuar se rasti është në fazën fillestare të hetimeve, me qëllim të ruajtjes së integritetit të procesit hetimor, në këtë fazë nuk mund të ndajmë më shumë informacione”, tha Luta.

Ndërkohë, viktima ka marrë tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, ka konfirmuar se personi i plagosur është trajtuar fillimisht në Emergjencë dhe më pas është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale për trajtim të mëtejshëm, dhe se ndodhet në gjendje stabile.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy