Veprimtarë e figura të vjetra të Lidhjes Demokratike të Kosovës, u bënë bashkë në një institucion që mban emrin e një ikone të kësaj partie.
Në shkollën “Xhemajl Mustafa” në Dardani, te Dega e 4 e LDK-së, erdhën edhe dy figurat më të rëndësishme të subjektit, për momentin – kryetari i partisë Lumir Abdixhiku, e Përparim Rama që po e synon mandatin e dytë në krye të Prishtinës.
Se Rama do të jetë sërish në krye, në këtë tubim u pa si mision i sigurt.
Abdixhiku tha se nuk e kanë zakon të flasin për kundërshtarët politikë, por një pankartë e shndërruar në një biletë kthimi për Ramën në Londër, në tubimin e LVV në Kodrën e Trimave, nuk la pa e komentuar.
Me aeroplan jo, por kundërkandidatit të Ramës ia uroi një udhëtim tjetër.
Kandidati i LDK-së, që nuk arriti t’i marrë votat e bollshme në rundin e parë të zgjedhjeve lokale, tha se Prishtina me të dhe ekipin e tij po transformohet.
Rama tha se të dielën do të kenë festë të madhe në sheshin “Ibrahim Rugova”

