Ymeri: Zvarritja e Osmanit dhe Kurtit është për përfitim dhe do t’u faturohet si qëllim keqe

by Nexhat

Analisti politik, Visar Ymeri, ka theksuar se ka një “zvarritje” të procesit të shkuarjes në zgjedhje të reja nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, lidhur me mandatimin e Glauk Konjufcës si kryeministër.

Sipas tij, situata nuk ka ndryshuar në terren dhe asnjë parti, përfshirë LVV-në, nuk ka shfaqur vullnet për të siguruar shumicën e nevojshme për qeverinë e re.

banner

Ymeri tha se edhe vetë Konjufca e pranoi se nuk ka synim të formojë koalicion dhe nuk ka ndërmend të negociojë me partitë për të marrë votat si mandatar, çka e bën situatën të pandryshueshme.

“Përgjegjësia e presidentes ishte të deklaronte qartë se zgjedhjet janë të pashmangshme dhe, nëse janë të pashmangshme, të organizohen sa më shpejt. Kjo zvarritje, nëse vazhdon, do t’u faturohet si qëllim keq Osmanit dhe Kurtit, sepse po e vonojnë procesin e rivlerësimit qytetar të partive politike duke e ditur që nuk ka shpresë për ndryshim”, theksoi Ymeri në Debat Plus.

Ai shtoi se, sipas tij, zvarritja deri më tani ka qenë qëllimshëm për përfitim politik dhe jo për rrezik të vendit, siç është paraqitur publikisht.

“Nëse e dinë që nuk ke shans, kjo zvarritje deri tash është e qëllimshme dhe e dyta që zvarritja për ta është përfitim dhe jo rrezik për vendin qysh po e paraqesin”, deklaroi ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy