Nga janari deri në shtator të këtij viti, më shumë se 1,100 çifte në Kosovë i kanë dhënë fund martesës së tyre.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), në këtë periudhë janë regjistruar 1,187 raste të shkurorëzimeve, duke reflektuar një trend të qëndrueshëm të ndarjeve gjatë viteve të fundit.
ASK ka publikuar gjithashtu shifrat e përgjithshme të shkurorëzimeve për tri vitet e fundit, sipas të cilave nga viti 2022 deri në shtator të vitit 2024, janë 6,250 çifte që kanë përfunduar martesën e tyre.
Më konkretisht:
Në vitin 2022 janë regjistruar 1,685 shkurorëzime,
Në vitin 2023 janë regjistruar 1,713 raste,
Ndërsa në vitin 2024 (deri në shtator) janë 1,665 çifte që kanë ndarë rrugët.

