Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka hedhur akuza ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), sa i përket çështjes se kush po e bllokon buxhetin.
Ai shkruan se është LDK-ja ajo që ankohej për buxhetin e Prishtinës për 2025, e që tash në Kuvendin e konsituuar po refuzon me miratu.
“LDK-ja që deri dje ankohej për buxhetin e Prishtinës për 2025, tash që Kuvendi është i konstituuar, po refuzon me e miratu atë buxhet.
Buxheti i Komunës së Prishtinës, si dhe i dy komunave tjera, për vitin 2025 është ende i pamiratuar në Kuvend, dhe tash që Kuvendi është konstituuar s’ka asnjë pengesë që të miratohet. Janë me miliona euro fatura të papaguara si pasojë e mungesës së buxhetit për vitin 2025 për këto komuna, e rrjedhimisht edhe shumë punëtorë të ndërmarrjeve publike lokale janë pa paga. Çka mund t’i thuhet këtij veprimi të LDK-së? Kush qenka bllokuesi i buxhetit?”, ka shkruar Murati në “facebook”.

