Çitaku publikon SMS-në e Kurtit drejtuar studentëve: “Mashtrim, abuzim dhe papërgjegjësi”

by engel

Zyrtarja e lartë e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar pas mesazhit që, sipas saj, kryeministri Albin Kurti u ka dërguar studentëve në prag të zgjedhjeve, lidhur me pagesën prej 100 eurosh.

Në një postim në Facebook, Çitaku ka publikuar SMS-në që Kurti u ka dërguar studentëve, ndërsa këtë veprim e ka quajtur “mashtrim, abuzim dhe papërgjegjësi”.

banner

“Ja si duket abuzimi me taksat e qytetarëve të Republikës së Kosovës për nevoja elektorale të kryetarit të LVV,” ka shkruar Çitaku.

“Vetëm tre ditë para zgjedhjeve, me paratë e qytetarëve të varfëruar, të cilëve ua ka shtrenjtëuar rrymën për t’i shërbyer mafias energjetike, ai shpërndan nga 100 euro për studentët. Ky nuk është as kujdes social, as mbështetje për rininë. Është mashtrim. Është manipulim. Është papërgjegjësi. Dhe mbi të gjitha, është panik,” ka shtuar ajo.

Reagimi i Çitakut vjen pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale të jashtëzakonshme, ku Lëvizja Vetëvendosje është në garë për disa komuna.

Qeveria ka njoftuar më herët se pagesa prej 100 eurosh është pjesë e mbështetjes për studentët dhe kategoritë e tjera të qytetarëve, në kuadër të masave socio-ekonomike.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy