“Drafti për Asociacionin mundëson autonomi për serbët”, Rama i përgjigjet Konjufcës: S’e kanë lexuar, apo shohin filxhanin

by informim

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje kryetarit të Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, pasi ky i fundit deklaoi se drafti i Ramës për Asosacioni i mundëson serbëve autonomi.

Kryeministri Rama theksoi se Konjufca nuk e ka lexuar dhe se në këtë mënyrë nuk ka se si ta komentojë këtë propozim.

Në Rubikon në Klan Kosovës, ai tha se nuk është konsultuar me askënd nga qeveria e Kosovës për këtë dokument të cilin thotë se e ka dërguar te tre persona: te kancelari gjerman Scholz, presidenti francez Macron dhe te presidenti i KiE-së, Michel.

“Draft statuti nuk është konsultuar me asnjë sepse nuk ka pse të konsultohet. Unë nuk kam bërë studion ligjore të qeverisë së Kosovës. Ajo e ka ekspertët e vet, mundësitë e veta, mund ta kishte bërë me kohë dhe duhet ta kishte bërë me kohë, dhe jo vetëm që duhet ta kishte bërë me kohë, por duhet t’i rrinte te dera gjatë gjithë kohës partnerëve dhe aleatëve dhe t’u thoshte, mendojmë kështu, mendojmë ashtu, sepse është në interesin tonë. Pashë, më treguan që Glauku kishte thënë se ka autonomi… nuk e di për çka e ka fjalën, sepse ne nuk folëm fare për draft të Asociacionit. Në dokumentin që ata se kanë lexuar! Këta s’e kanë lexuar! Ku e dinë këta? Apo më shohin mua në portret dhe më lexojnë si në filxhan? Drafti që unë kam përgatitur, është përgatitur nga ekspertë të nivelit më të lartë, dhe unë ia kam dërguar tre personave: kancelarit Scholz, presidentit Macron dhe presidentit Michel”, deklaroi Rama.

Ai tutje tha se dokumentin në fjalë nuk ia ka kërkuar askush, por se e ka bërë me vetëiniciativë, dhe thotë se sipas mendimit të tij, është gjëja më e mirë e mundshme.

“Nuk ma ka kërkuar askush, e kam bërë vet, dhe është një kontribut që unë mendoj se është gjëja më e mirë nga aq sa kam lexuar e dëgjuar e sa kam parë nga të tjerët, mund të ketë edhe më të mira. Por, se si mund të thuhet se pse e bën draft-asociacionin, ç’i duhet atij, ç’punë ka ai… Nuk është dashur fare të konsultohet (qeveria e Kosovës) sepse ai është një draft për një marrëveshje mes dy palësh”, theksoi kryeministri shqiptar.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy