Tahiri: AAK-ja është e qartë, qeveri të unitetit me Vetëvendosjen e pa Kurtin

by informim

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se AAK-ja është e qartë në qëndrimin e saj, qeveri gjithëpërfshirëse – me vetëvendosje, por pa Kurtin.

Tahiri tha se kjo nuk është iluzion, ai në DPT te Fidani, tha se gjendja me Kurtin është shumë e keqe.

banner

Për këtë ai kërkoi një qeveri të unitetit, që përfshin të gjitha partitë politike.

”Ne kemi pasur një kurs politik shumë të qartë. Ne si aleancë kemi pasur qëndrim të qartë, kemi votu në Kuvend çështje që kemi mendu që janë të mira për Kosovën. Por në rrugën që ka hyjë Kurti është rrugë qorre. Por është iluzion me mendu që Kurti do të jap dorëheqje ose të jap urdhër deputetëve që të shpërndahet Kuvendi“, ka thënë Tahiri.

”Unë mendoj që në momentin kur i shohim shumë ngushtë çështjet. Rruga një kahshe që ka hyrë Kurti është rruga që po e bjen buzë humnerës”, ka deklaruar ai.  

Ai tha se ”nuk presin që Kurti të dorëhiqet apo ta shpërndajë Kuvendin”, sipas tij rruga e vetme ëshë mocioni.

E pranoi se opozita nuk i ka votat, por mocionin e përmendi si një zë i përbashkët opozitar kundër Kurtit për qasjen e tij ndaj aleatëve ndërkombëtarë

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy