Ryanair ndryshon procedurat e imbarkimit, çfarë duhet të dini nga 12 nëntori

by informim peje

Nga data 12 nëntor 2025, të gjithë pasagjerët që udhëtojnë me Ryanair nuk do të mund të përdorin më karta imbarkimi në letër.

Kompania njoftoi se çdo udhëtar do të duhet të kryejë check-in online dhe të përdorë vetëm versionin digjital të kartës, përmes aplikacionit të Ryanair në telefon.

banner

Vendimi është pjesë e një ndryshimi të madh që synon të shpejtojë procesin e udhëtimit, të ulë kostot dhe të shmangë përdorimin e letrës.

Pas përfundimit të check-in-it, karta e imbarkimit do të shfaqet automatikisht në aplikacion, i cili bëhet i detyrueshëm për çdo pasagjer që fluturon me kompaninë.

Ryanair thotë se kjo mënyrë ndihmon edhe në rast anulimi apo vonese të fluturimeve, duke e bërë më të lehtë riprenotimin.

Pasagjerët që harrojnë të bëjnë check-in online do të mund të udhëtojnë vetëm duke paguar një tarifë shtesë prej 55 eurosh në aeroport, e quajtur “taksë check-in”.

Ndërsa ata që kanë kryer check-in, por humbasin telefonin ose mbeten pa bateri, do të marrin kartën e imbarkimit falas në sportel.

Për udhëtarët që nuk kanë smartphone apo tablet, Ryanair do të mbajë të hapura sportele të posaçme për check-in dhe shërbim biletash në çdo aeroport. /skyweb

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy