Kandidati i VV’së për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, ka votuar pak më parë.
Ai i ka ftuar të gjithë qytetarët me të drejtë vote që të dalin të votojnë.
“Uroj që deri në fund të ditës të shkojë në rregull gjithcka, të jetë një ditë e mbarë për demokracinë, për vendin tonë, për kryeqytetin tonë. Uroj që nga nesër e tutje të jenë 4 vite të mbara, të mira për të gjithë qytetarët e kryeqytetit”, tha Çeku.
“Uroj që gjithçka të shkojë si është më së miri sot dhe ta përmbyllim këtë proces zgjedhor”, shtoi ai

