Osmani pasi votoi: Jam besimplotë se sot do të organizohen zgjedhje të lira dhe demokratike ku secili qytetar do ta shfrytëzojë të drejtën e vet

by Nexhat

Pak më parë ka votuar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me bashkëshortin e saj.

Ajo para gazetarëve ka thënë se balotazhi është ditë po aq e rëndësishme sa rundi i parë i zgjedhjeve.

banner

“Qytetarët tanë sot vendosin përfundimisht jo vetëm se kush do t’i udhëheqë komunat ku ata jetojnë por edhe për një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë”, tha ajo.

“Kosova ka demokracinë më të fortë elektorale në rajon dhe kjo është për shkak të pjesëmarrjes së qytetarëve tanë në votime, rregullsisë së proceseve zgjedhore dhe për shkak që gjithmonë organizojmë zgjedhje të lira e demokratike . Jam besimplotë se edhe sot do të organizohen zgjedhje të lira dhe demokratike ku secili qytetar do ta shfrytëzojë të drejtën e vet kushtetuese për të vendosur për komunën ku jeton”, tha ajo

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy