Komuna ku u votua më së shumti deri në 13:00 dhe ajo me pjesëmarrjen më të ulët – Prishtina e Mitrovica me përqindje të përafërt

by Nexhat

Juniku është komuna që ndër ato në të cilat po votohet sot, ka shënuar pjesëmarrjen më të madhe në votim deri në orën 13:00.

Në qytetin e vogël në perëndim të Kosovës kanë votuar 28,39%, apo 1,377 qytetarë deri në mesditë, sipas të dhënave më të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

banner

Në Junik të drejtë vote kanë 4,851 persona.

Rahoveci, komuna në jug-perëndim të vendit, është ajo që sipas të dhënave të fundit, ka shënuar daljen më të ulët në zgjedhje deri në 13:00.

Atje kanë votuar 8,63% e qytetarëve, apo 5,141 persona, sipas KQZ-së, që në përllogaritjen e daljes deri në këtë orë ka procesuar atje 70 prej 77 vendvotimeve.

Në komunat e mëdha si Prishtina, Mitrovica e Jugut, përqindja e daljes në zgjedhje deri në mesditë është e përafërt. Deri në orën 13:00, në kryeqytet votuan 17,57%, ndërsa në Mitrovicën e Veriut 17,80%.

Në Prizren, dalja është dukshëm më e vogël. Deri në drekë, atje kanë votuar 9,80%, sipas KQZ-së. Në Gjakovë votuan 10,65%, ndërsa në Pejë 11,24%.

Në tërë vendin, votuan 177,225 persona, apo 13,46%, sipas KQZ-së, që në përllogaritjen e daljes deri në këtë orë ka procesuar 96,99% të vendvotimeve

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy