Balotazhi sot, shefi i EULEX’it: Bashkë me Policinë dhe KFOR’in po monitorojmë situatën e sigurisë

by Nexhat

Sot është duke u zhvilluar balotazhi i zgjedhjeve lokale, ku qytetarët do të zgjedhin liderët e komunave, për katër vitet e ardhshme.

Për këtë ka reaguar, shefi i EULEX’it, Giovanni Barbano. Ky i fundit ka thënë se EULEX është në terren duke monitoruar situatën e sigurisë, .

banner

Nga Barbano është theksuar se kjo po bëhet në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, si dhe me KFOR’in.

‘’Ndërsa Kosova po zhvillon raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash, patrullat mobile të Njësive të Policisë së Formuar dhe të Policisë së Formuar Rezervë të EULEX janë në terren, duke monitoruar situatën e sigurisë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe KFOR, në mënyrë që çdo qytetar me të drejtë vote të mund ta ushtrojë lirshëm dhe paqësisht të drejtën e tij për të votuar’’, është thënë nga Barbano.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy