Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku u bëri thirrje qytetarëve të Prishtinës që të votojnë në orën e fundit të rundit të dytë të zgjedhjeve lokale.
Duke publikuar një fotografi me kryetarin aktual të Prishtinës, Përparim Rama, ai paralajmëroi “lajm të madh”.
“Ora e fundit! Thirja e fundit para lajmit të madh. Le të votojmë. Prishtina flet e para”, shkroi ai në një postim në Facebook.

