Koalicionet politike të krijuara për balotazhin e 9 nëntorit nuk arritën të japin rezultat në disa komuna të vendit.
Në Mitrovicë, kandidati i PDK-së, Arian Tahiri kishte arritur marrëveshje bashkëpunimi me LDK-në, ndërsa përkrahje kishte marrë edhe nga AAK-ja. Megjithatë, në këtë komunë fitoi bindshëm Faton Peci nga Lëvizja Vetëvendosje, .
E njëjta situatë u përsërit edhe në Fushë Kosovë, ku LDK-ja dhe PDK-ja bashkuan forcat, por për herë të parë pushtetin e mori VV-ja me kandidatin e saj, Valon Prebreza.
Në Dragash, PDK dhe VV kishin nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim, por as aty koalicioni nuk dha rezultat pasi komunën e fitoi Behxhet Xheladini i LDK-së.
Edhe në Gjilan, kandidati i LVV-së Arbër Ismajli kishte njoftuar për një marrëveshje politike me kryetarin e degës së PDK-së, Riad Rashiti, mirëpo kjo aleancë nuk u përkthye në fitore. Alban Hyseni i LVV-së e rimori udhëheqjen e komunës.
Në Viti, AAK-ja kishte bërë koalicion me VV-në për raundin e dytë, por edhe aty fitoren e siguroi sërish Sokol Haliti i LDK-së, duke e konfirmuar mandatin e tij të katërt.

