Arifi: Fituesi moral i zgjedhjeve është Arian Tahiri, s’e ka mujt Peci, e ka mujt Kurti me deputetë e ministra, pare e xhipa

by Nexhat

Analisti, Avni Arifi ka thënë se gara për balotazh ka qenë e qetë.

“Fituesi më i madh mendoj që mundet me u konsideru Aleanca, e cila pas debaklit të shkurtit, shumëkush ka prit që këto komuna i ka të pamundura me i fitu. I ka fitu për shkak të besimit dhe punës së jashtëzakonshme të kryetarëve”, tha ai.

banner

Ai tha se ndonëse i ka fituar tri komuna më shumë se në zgjedhjet e kaluara, VV duhet ta konsiderojë vetën “të pakënaqur” pasi përdorimi i mekanizimit të shtetit iu përkthye në fitore modeste.

Arifi shtoi se “LDK duhet të mendojë se pse e humbi Fushë Kosovën dhe Obiliqin”, tha ai.

“PDK ka pasur një humbje të panevojshme, e kam fjalën për Drenasin”, tha Arifi.

Ai foli edhe për Arian Tahirin.

“Përndryshe fitues moral i këtij procesi zgjedhor është Arian Tahiri, që edhe pse nuk ia doli të fitojë, ai ka demonstruar një kulturë të jashtëzakonshme qytetare në përballje me një shtet. Nuk e ka mujt Faton Peci Arian Tahirin, e ka mujt Albin Kurti, Faton PEci, krejt deputetët e ministrat, paret, xhipa. I lumtë Arian  Tahirit, sdi çka me thënë tjetër.”

“Mitrovica po të mos ishte shteti, do të fitonte Arian Tahiri bindshëm kundër Faton Pecit”, tha ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy