Zbulim tronditës falë “Google Earth”: Gjendet trupi i postierit të zhdukur prej 7 vitesh në Itali

by informim peje

Autoritetet italiane po hetojnë një zbulim tronditës në Sagrado (Gorizia), ku mbetje njerëzore u gjetën të premten, më 7 nëntor, në kopshtin e një vile.

Dyshohet se ato mund t’i përkasin Vito Mezzalira-s, ish-postierit 66-vjeçar që u zhduk në korrik të vitit 2019.

banner

Mbetjet u gjetën brenda një pusi, të futura në disa çanta, pas një operacioni hetimor që përdori radarë nëntokësorë dhe njësi qensh të trajnuar. Hetuesit arritën të identifikojnë zonën e dyshuar falë mbivendosjes së imazheve të Google Earth, të cilat treguan se mbi pus ishte hedhur një shtresë betoni pas vitit 2019.

Partnerja e Mezzalira-s, Mariuccia Orlando, dhe gjysmëvëllai i saj, Moreno Redivo, janë vendosur nën hetim për vrasje dhe fshehjen e trupit. Hetimi nisi rreth dy vjet më parë, pasi motra e viktimës vuri re mospërputhje në deklarimet e Orlandos, e cila ndërkohë vazhdonte të përfitonte pensionin e ish-postierit.

Autopsia pritet të identifikojë nëse mbetjet — kryesisht kocka dhe copa rrobash — i përkasin Mezzalira-s dhe të zbulojë nëse vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrore apo nga dhuna. Shtëpia e viktimës dhe ajo ngjitur janë sekuestruar nga autoritetet.

Fillimisht, rasti u orientua drejt një mashtrimi ndaj shtetit, pasi partnerja e Mezzalira-s kishte tërhequr pensionin e tij nga viti 2019 deri në 2023. Orlando pretendonte se ai ishte larguar jashtë shtetit për arsye romantike ose nga frika e kreditorëve. Por hetimet treguan se këto skenarë ishin të paqëndrueshëm: Mezzalira kishte investuar kursimet e jetës në shtëpinë e tij, ku planifikonte të kalonte pensionin.

Zbulimi i mbetjeve ka rikthyer çështjen në qendër të vëmendjes, ndërsa prokuroria tani po heton pistën e vrasjes.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy