Ferdi Kadriu, Drejtor i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në komunën e Mitrovicës, deklaron se sot gjatë ndërrimit të paradites, “janë evidentuar fletëvotime me numër serik të ndryshëm nga klasa përkatëse”. Ai shprehet se “aktualisht është në detyrë ndërrimi i dytë, por procesi është ndërprerë nga organet e rendit dhe të drejtësisë”.
Ai shprehet se “Numëruesit janë larguar nga salla dhe puna është pezulluar”.
Postimi i tij i plotë:
Mitrovicas të nderuar,
Dje përfundoi procesi i votimit në qytetin tonë, ndërsa sot nisi rinumrimi i kutive të votimit në Qendrën Komunale të Numërimit. Gjatë ndërrimit të paradites, janë evidentuar fletëvotime me numër serik të ndryshëm nga klasa përkatëse. Aktualisht është në detyrë ndërrimi i dytë, por procesi është ndërprerë nga organet e rendit dhe të drejtësisë. Numëruesit janë larguar nga salla dhe puna është pezulluar.
Kjo situatë është serioze dhe meriton vëmendjen e të gjithëve. Vullneti i qytetarëve është themeli i zgjedhjes së pushtetit lokal dhe ky vullnet nuk guxon të deformohet. Që nga fillimi i fushatës e deri tek numri i pazakontë i votuesve në balotazh, janë ngritur dyshime të forta të cilat sot po marrin formë konkrete.
Ndërkohë, Mitropol – medium lokal në Mitrovicë, ka publikuar pamje brenda qendrës ku tashmë ka arritur edhe prokurori i shtetit.

Gjatë ditës janë bërë denoncime publike lidhur me dyshimet për abuzim me vota në Mitrovicë

