Shala: Kurti e Peci në burg, nëse verifikohen dyshimet për vjedhje votash në Mitrovicë

by Nexhat

Analisti politik, Azdren Shala ka deklaruar se kryetari i VV-së, Albin Kurti, dhe kryetari i zgjedhur i Mitrovicës, Faton Peci duhet të arrestohen e të burgosen, në qoftë se verifikohen dyshimet për vjedhje të votave në këtë komunë.

Në “Rubikon” të Klan Kosovës, Shala po ashtu deklaroi se VV-ja ka “poshtuar” Mitrovicën e Jugut,

banner

“Nëse kjo akuzë vërtetohet, duhet me shku në burg akterët e krimit, Albin Kurti e Faton Peci. Nuk durohen kështu këta”, deklaroi Shala.

Gjatë ditës së hënë, në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë, është ndalur numërimi i votave, pasi Policia dhe Prokuroria u futën brenda kësaj qendre, megjithëse prokurori Shpëtim Peci ka dhënë urdhrin për vazhdim të numërimit.

Lidhur me këtë, Shala tha se nëse procesi i numërimit të votave të shkojë në rregull, sipas tij, duhet të ndërrohet prokurori

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy