KQZ pas urdhrit të Prokurorisë në Mitrovicë: Në orën 16:00 do të vazhdojë procesi i verifikimit në Qendrën Komunale të Mitrovicës e Jugut

by Nexhat

Prokuroria në Mitrovicë ka njoftuar se ka urdhëruar rifillimin e numërimit në Qendrën e Numërimit në Mitrovicë, pasi e ndërpreu nën dyshimet për manipulim. Menjëherë pas këtij urdhri, Komisioni Qendror i zgjedhjeve ka dalë me njoftim për orën e zbatimit të tij.

“Ju njoftoj se në orën 16:00 do të vazhdojë procesi i verifikimit në Qendrën Komunale të Mitrovicës e Jugut”, thonë nga KQZ-ja.

banner

Njoftimi i KQZ-së, vjen mpak minuta pasi Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se ka urdhëruar Komisionin Komunal Zgjedhor që të rifillojë procesin e numërimit të fletë votimeve në Qendrën Komunale në komunën e Mitrovicës së Jugut.

“Kjo pasi kompania CETIS mbi printimin e fletëvotimeve për zgjedhjet komunale në Kosovë, përmes një njoftimi ka spjeguar se problemi i numërimit ndodhi ekskluzivisht në njërën nga katër kokat/pllakat e printerëve me ngjyrë, përgjegjëse për printimin e numrit të qendrës së votimit, dhe se marrin përgjegjësi për këtë gabim, sipas të cilës në rrethana normale do të ishte pothuajse i pamundur të ndodhte.”

Prokuroria shton se ka caktuar dy hetues policorë që do të qëndrojnë deri në përfundimin e procesit të numërimit.

“Sidoqoftë, për të ruajtur integritetin e procesit të numërimit të fletë votimeve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka caktuar dy hetues policorë që do të jenë prezent gjatë tërë kohës deri në përfundimin e plotë të procesit të numërimit.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy