Gjoshi pasi prokuroria urdhëroi rifillimin e numërimit: Në 2010, Mitrovica shkoi në rivotim për mungesë të baterive të llambave ultravjollcë

by Nexhat

Pak më herët u njoftua se Prokuroria në Mitrovicë ka urdhëruar rifillimin e numërimit në Qendrën e Numërimit në Mitrovicë, proces i cili do të nis në orën 16:00.

Për këtë kanë reaguar nga Partia Demokratike e Kosovës, më saktësisht Betim Gjoshi. Ky i fundit përmes një postimi në Facebook, ka thënë se çështjet si numrat serikë dhe kodet e vendvotimit, s’janë detaje të thjeshta që duhet të mos përfillen, shkruan Gazeta Express.

banner

‘‘Detajet e fletëvotimeve, siç janë “numrat serikë” dhe “kodet e vendvotimit”, nuk janë detaje të thjeshta që duhet të mos përfillen. Ato janë pjesë përbërse e elementeve që garantojnë integritetin e procesit zgjedhor. Kështu llogariten me të drejtë në rregulloren e KQZ-së për fletëvotimet’’, ka shkruar Gjoshi.

Në postimin e tij, ai ka rikujtuar edhe që, pikërisht në qytetin e Mitrovicë, në vitin 2010, kishte pasur rivotim për shkak të mungesës së baterive të llampave ultravjollcë.

‘‘Dikush mund të pyes “e çfarë roli ka në integritetin e procesit zgjedhor mungesa e baterive”? Ju tregoj se pikërisht në vitin 2010 komuna e Mitrovicës ka shkuar në rivotim në mungesë të baterive të llampave ultravjollcë’’, ka shkruar ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy