Pas Luvrit, tani Damasku! Grabitje spektakolare në Muzeun Kombëtar të Sirisë

by informim peje

Muzetë kanë qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit, pas grabitjes së Luvrit dhe hapjes së Muzeut të Madh Egjipitian.

Këtë herë sytë janë kthyer në Siri, ku është grabitur muzeu kombëtar në kryeqytetin e vendit, Damask.

banner

Zyrtarët sirianë thanë se grabitësit hynë me forcë në muze dhe morën disa statuja të lashta që datojnë që nga epoka romake.

Një zyrtar nga Drejtoria e Përgjithshme e Antikiteteve dhe Muzeve të Sirisë i tha Associated Press se gjashtë statuja mermeri u vodhën, duke shtuar se një hetim ka nisur.

Grabitja ndodhi të dielën në mbrëmje dhe u zbulua herët të hënën, kur një nga dyert në departamentin klasik u gjet e thyer dhe disa statuja që datojnë mungonin.

Seksioni i muzeut ku u raportua se statujat ishin vjedhur është një departament i bukur dhe historikisht i pasur me objekte që datojnë që nga periudhat helenistike, romake dhe bizantine.

Muzeu Kombëtar i Damaskut u mbyll përkohësisht pasi grabitja u zbulua herët të hënën.

Muzeu u rihap në janar, ndërsa vendi po përjeton tronditje nga lufta civile 14-vjeçare dhe rënia e sundimit 54-vjeçar të familjes Assad vitin e kaluar.

Muzeu në Damaskun qendror, më i madhi i vendit, strehon antikitete të paçmuara që datojnë që nga historia e gjatë e Sirisë.

Pas fillimit të luftës, siguria u rrit me porta metalike dhe kamera sigurie.

Muzeu u rihap më 8 janar, një muaj pasi rebelët rrëzuan Presidentin Bashar Assad, duke sjellë një epokë të re për vendin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy