Tahiri i përgjigjet Kurtit: Unë kam qenë gomë origjinale, Peci ka qenë gomë rezervë gjatë fushatës

by Nexhat

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Mitrovicës së Jugut, Arian Tahiri, ka komentuar fyerjet t kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, gjatë një tubimi elektoral të Lëvizjes Vetëvendosje në palestrën “Minatori”.

Kurti kishte përdorur shprehjen “gomë rezervë” për të përshkruar garën e PDK-së, duke argumentuar se partia nuk po garonte me kryetarin aktual, Bedri Hamza, dhe se Tahiri ishte zgjedhja e dytë e partisë.

banner

Tahiri i ka dhënë një përgjigje në Debat Plus.

“Gomë rezervë nuk e di saktë çka e ka menduar. Por, unë kam qenë gomë origjinale. Pari kam ecë vetëm. Dhe kam veç me njerëz të Mitrovicës. Dyert në shtëpitë e njerëzve të mire e të ndershëm në Mitrovicës, i kam hap vet. Kam trokaik vetë, i kam hap vetë. Ndërsa kandidatit të tij, ia ka hapur dyert ky. Ai ka shkuar është ulur si gomë rezervë e tij. Pra ky është realiteti që ka ndodh në fushatë”, ka thënë Tahiri

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy