Nagavci për RTK-në: Mungon vullneti i LDK-së dhe PDK-së në Kuvend

by Nexhat

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka komentuar situatën aktuale lidhur me projektligjin për buxhetin dhe situatën financiare në RTK-në, duke theksuar se mungesa e vullnetit politik po pengon përparimin e tyre në Kuvend.

“Sikurse edhe herën e kaluar, gjithçka që është në mandatin tonë dhe në dorën tonë do të mundohemi që ta bëjmë. Në këtë fazë ka qenë e rëndësishme edhe buxheti për RTK-në edhe projektligji për buxhetin, dhe për ne ka qenë e pakuptimtë dhe e papritur, që nuk do të ecim tutje me miratimin e buxhetit”, tha Nagavci.

banner

Ajo kujtoi kohën kur u rrëzua Qeveria Kurti 1 dhe u drejtua nga kryeministri Hoti.

“Edhe pse ai u shpall kryeministër antikushtetues me vendim të Gjykatës Kushtetuese, qeveria Hoti kishte sjellë buxhetin dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, ndonëse ishte rrëzuar qeveria jonë legjitime, votuan ligjin e buxhetit në interes të vendit. Kjo ndodhi edhe pse deputetët e LDK-së, PDK-së, AAK-së dhe të tjerët kishin rrëzuar qeverinë Kurti gjatë pandemisë”, shtoi ajo.

Nagavci theksoi se qeveria në detyrë ka miratuar projektligjet dhe i ka dërguar në Kuvend sipas procedurës ligjore.

“Kuvendi tashmë është i konstituuar, deputetët janë betuar dhe kryesia është zgjedhur. LDK dhe PDK i kanë deleguar përfaqësuesit e tyre në kryesi, por nuk ka vullnet nga ana e tyre që kryesia e Kuvendit të funksionojë,” tha ajo.

Deputetja përfundoi duke nënvizuar se mungesa e vullnetit politik nga partitë opozitare po pengon përparimin e projektligjeve që konsiderohen të rëndësishme për vendin.

“Krejt çka mungon është vullneti i LDK-së dhe PDK-së për të shtyrë përpara këto projektligje të rëndësishme,” përfundoi Nagavci

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy