Hoti: Viti 2023 do të jetë i humbur, Qeveria po grumbullon para e po ua bllokon komunave investimet

by informim

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se viti 2023 do të jetë vit i humbur në investimet kapitale si në nivelin qendror, ashtu edhe në nivel lokal, sipas trendit aktual,

Hoti ka thënë se në gjashtë muajt e parë të këtij viti, po vazhdojnë investimet e ulëta kapitale dhe grumbullimi i mjeteve në llogarinë bankare të Qeverisë, derisa ka thënë se po vazhdon edhe bllokada e investimeve kapitale në komuna, meqë Qeveria s’po ua alokon mjetet nga të hyrat vetanake të komunave.

banner

“Sipas të këtij trendi, edhe viti 2023 do të jetë vit i humbur në investimet kapitale, si në nivel qendror, ashtu edhe në nivel lokal”, ka shkruar Hoti./Informim.net

https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/822257189261797?ref=embed_post
banner

Të ngjajshme

Leave a Comment


This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy