Përplasja Olluri-Kraki në Pressing dhe fyerja e Gërvallës, Çitaku: Aktakuza dhe manipulimet me vota ua kanë humbur kontrollin

by Nexhat

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, duke komentuar deklaratën fyese të zëvendëskryeministres në detyrë, Donika Gërvalla, ndaj televizionit T7 dhe gazetarit Leonard Kerquki, mbrëmë pasi në emisionin “Pressing” pati përplasje mes deputetit të partisë së saj, Nezir Kraki dhe analistit Parim Olluri, tha se janë në panik të aktakuzave e manipulimeve të votave.

Prandaj, thotë ajo, e kanë “humbur çdo kontroll dhe çdo ndjenjë përgjegjësie”.

banner

Çitaku tha se kur fjala publike përdoret nga ata që janë në pushtet kundër gazetarëve e mediave atëherë ajo bëhet e rrezikshme për vetë demokracinë.

“E veshur me pushtet politik, ish Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Punëve të Jashtme, sot e propozuar për Ministre të Drejtësisë, ajo përdor një gjuhë të papranueshme ndaj mediave, gazetarëve dhe analistëve në studio. Kjo sjellje tregon mungesë të thellë kuptimi për rolin, funksionin dhe përgjegjësinë që bart një njeri i veshur me pushtet. Fjala publike është arma më e fortë e një politikani, dhe kur ajo keqpërdoret për të goditur pa mëshirë median dhe gazetarët, bëhet jo vetëm e papranueshme, por edhe e rrezikshme për vetë demokracinë. Nën panikun e aktakuzave për korrupsion dhe manipulimeve me vota në Mitrovicë, ata kanë humbur çdo kontroll dhe çdo ndjenjë përgjegjësie”, tha Çitaku

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy