Bislimi takon zyrtarin e KE-së, kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës

by Nexhat

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka pritur sot në takim Shefin e Divizionit për Kosovë pranë Komisionit Evropian, Jiri Plecity.

Gjatë takimit, ata diskutuan mbi procesin e integrimit evropian të Kosovës.

banner

“Bislimi theksoi rëndësinë e ratifikimit në Kuvend të marrëveshjeve për Planin e Rritjes, me qëllim krijimin e kushteve për lirimin e fondeve të destinuara për Kosovën, duke kujtuar se Kosova ishte vendi i parë që ka miratuar agjendën e reformave”,thuhet në njoftim.

Ai po ashtu ngriti çështjen e heqjes së plotë të masave ndaj Kosovës, duke theksuar se “tashmë nuk ekziston asnjë kusht i paplotësuar nga ana e shtetit tonë”.

Shefi i Divizionit për Kosovë pranë Komisionit Evropian, Jiri Plecity, po qëndron në vendin tonë ndërsa do të marrë pjesë edhe në takimin e radhës të Nënkomitetit për Drejtësi, Liri dhe Siguri, mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy