A i njoftoi Thaçin dhe Veselin për dorëheqjen, Krasniqi: Janë njoftuar përmes mediave dhe nga miqtë e kolegët tanë

by Nexhat

Memli Krasniqi ka hequr dorë nga drejtimi i Partisë Demokratike të Kosovës të mërkurën pasdite. Këtë vendim, ai e bëri të ditur përmes një konference për media.

Ai foli për prapaskenat që e çuan të marrë këtë vendim.

banner

Ndër të tjera, ai foli edhe për atë nëse i ka njoftuar edhe ish-kryetarët e PDK-së, që tashmë janë në Hagë, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

“Ata janë njoftuar sot, edhe përmes mediave. Sot ka pasur seancë gjyqësore. Ka dëshmuar ish-ambasadori Hill. Por, disa nga miqtë e kolegët tanë që janë pjesë e ekipeve mbrojtëse, kanë pasur mundësi t’i njoftojnë nëpër pauza”, tha ai në Rubikon të Klan Kosovës.

Krasniqi tha se nuk i ka njoftuar paraprakisht pasi, sipas tij, “s’po kemi mundësi t’i takojmë shpesh”. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy