Memli Krasniqi për Enver Hoxhajn: Nëse ende e ka ambicien për kryetar të PDK-së, është i mirëpritur

by Nexhat

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka folur për mundësinë e rikandidimit të Enver Hoxhajt në garën për kreun e partisë.

Në një intervistë ekskluzive në emisionin “Rubikon”, Krasniqi ka deklaruar se do ta mirëpriste një garë të tillë, duke theksuar respektin dhe miqësinë që ka me Hoxhajn,

banner

“Dëshira ime në 2021-ën ka qenë me qenë në garë bashkë me zotëri Hoxhajn, si miq që jemi, edhe që pak a shumë njëjtë kemi hy në Partin Demokratike të Kosovës. Por ka qenë vendimi i tij atëherë me u tërheq nga gara. Këtë herë, padyshim nëse zotëri Hoxhaj vazhdon me pasë ambicien e njëjtë, është i mirëpritur”, u shpreh Krasniqi.

Krasniqi, i cili sot dha dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së, theksoi se për të është e rëndësishme që partia të ketë një proces të hapur dhe demokratik për zgjedhjen e udhëheqësisë së re.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy