Shuma astronomike, ja nga sa para do të fitojnë Jake Paul dhe Anthony Joshua nga meçi i tyre

by Nexhat

Anthony Joshua pritet të rikthehet në ring me një përballje befasuese ndaj YouTuberit Jake Paul – një duel që mund t’i sjellë secilit mbi 79 milionë euro.

Sipas “Daily Mail”, negociatat për ndeshjen që mund të zhvillohet muajin e ardhshëm në Miami janë në fazën përfundimtare, me një çmim total prej 158 milionë eurosh. Lufta do të jetë profesionale dhe jo ekzibicion, sipas promotori Eddie Hearn.

banner

Ndeshja pritet të transmetohet në Netflix, që aktualisht po përgatit edhe një dokumentar për Joshua-n, ndërsa përfshirja e Paul lidhet me suksesin e tij të mëparshëm në platformë kundër Mike Tysonit.

Joshua, që nuk ka luftuar që prej humbjes ndaj Daniel Dubois, e sheh këtë duel si një mundësi për t’u rikthyer fuqishëm dhe për të fituar shuma rekord. Kritikët e quajnë “show komercial”, por Hearn e mbron idenë:

“Kur ke mundësi të fitosh 50 herë më shumë, çfarë do të bëje në vendin e tij?”

Nëse marrëveshja finalizohet, kjo ndeshje do të jetë një nga më fitimprurëset në historinë moderne të boksit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy