Al-Hilal ka bërë ofertën e parë prej 50 milionë paundësh për Gabriel Martinellin e Arsenalit, por klubi anglez kërkon rreth 60 milionë.
Braziliani, i cili ka humbur hapësirë te Arsenali, tashmë është i hapur për transferimin në Arabinë Saudite.
Palët po negociojnë dhe marrëveshja mund të arrihet para mbylljes së merkatos.

